Transmetuar më 02-03-2017, 16:51
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e premte, 3 mars që Noa.al sjell për ju. Shenja më me fat e ditës do të jetë Bricjapi, ku ndikimi i Hënës dhe Diellit do të dhurojnë momente të shkëlqyera në dashuri dhe në punë. Dita do të jetë premtuese edhe për të lindurit në shenjën e Gaforres, Virgjëreshës dhe Peshores. Ndikime negative do të ketë në shenjën e Binjakëve, Ujorit dhe Peshqve. 

Dashi 

Sot ditë plot energji për ju të shenjës së Dashit. Yjet favorizojnë nisjen e projekteve me rëndësi, pasi kjo është një ditë e favorshme. Këshillohet që të vini në praktikë ato që keni mësuar nga jeta më parë. Po jepni shumë në një drejtim të caktuar dhe pretendimet tuaja janë rritur po kaq. Do të kërkoni atë që ju takon.

Demi 

Ngjarjet negative të ditëve të shkuara, do të shfaqin ndikimin e tyre në këtë ditë. Edhe marrëdhëniet sentimentale mund të pësojnë një krizë. Me kalimin e orëve, dita do të përmirësohet ndjeshëm. Në mbrëmje do të përballeni me një surprizë të kënaqshme, të cilën nuk e prisnit. 

Binjakët 

Ndikimi i Saturnit në shenjën e Shigjetarit mund të rezultojë fatal në disa rrethana të caktuara. Mundohuni që të mos hiqeni indiferent, pasi dikush në punë mund të përfitojë nga një situatë e caktuar dhe t’iu bëjë dëm. Miqësitë janë ato që do të favorizohen sot dhe mund të marrin të gjithë vëmendjen tuaj. Jeni të gatshëm të qëndroni pa fund me miq të mirë.

Gaforrja 

Me ndikimin e Venusit, Hënës, Diellit dhe Mërkurit do e keni të lehtë të arrini objektivat profesionale, pa shumë mundim. Dikush shumë i fiksuar pas perfeksionit mund të përhumbet në kërkimin e gjërave, pa u kujtuar se tashmë i ka. Lajme të mira vijnë në sektorin sentimental, ku mbrëmja do ju ofrojë momente romantike, të cilat do t’i shijoni nën shoqërinë e njeriut të zemrës.

Luani 

Hëna do të afrohet gjithnjë e më shumë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë të shtyheni të veproni përtej aftësive tuaja reale. Mirë apo keq? Varet se si do silleni në situata të caktuara, me vendosmëri apo me impulsivitet. Sot do preferoni që të shumtën e ditës ta kaloni në shoqërinë e familjarëve.

Virgjëresha 

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do e bëjë këtë ditë vërtetë me fat. Do të keni fushë të lirë në zhvillimin e punëve tuaja si dhe në përballimin e situatave të ndryshme gjatë ditës. Do të kujdeseni për detajet dhe do të veproni në kohën e duhur. Jeni në kohë të mendoheni dhe të tërhiqeni nëse gjërat nuk ju pëlqejnë. Financat do jenë të mira.

Peshorja 

Ndikimi i Uranit mund të shërbejë si stimul kryesor për fitoret tuaja. Nëpërmjet angazhimit dhe shpirtit të sakrificës do të arrini të çoni përpara disa punë me rëndësi. Horoskopi i së premtes, këshillon të vihen në zbatim shpenzimet e programuara, pasi mund të bëni blerje me leverdi.

Akrepi 

Venusi dhe Marsi do të vështirësojnë zhbllokimin e disa situatave jo pak të sikletshme. Do e keni shumë të vështirë që gjatë së premtes të gjeni rrugën e zgjidhjes, kështu që bëni kujdes. Sot do të gjendeni edhe pa financa të mjaftueshme. Do të gjeni zgjidhje gjatë pjesës së dytë të ditës.

Shigjetari 

Gjatë kësaj dite mund të rinisni ritmin normal të gjërave, ndonëse mund të dalin gjëra të papritura përpara. Hëna do të favorizojë ditën tuaj duke nisur që nga orët e para të pasdites, pasi në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë vështirësitë. Keni një plan të qartë për të ardhmen që doni ta zbatoni sa më shpejt.

Bricjapi 

Kjo është shenja më me fat e ditës si në fushën personale edhe në punë. Hëna dhe Dielli do ju mbështesin në çdo nismë tuaj dhe do të plotësoni çdo synim që keni. Do të arrini të çimentoni miqësi të lëna pezull. Po dashuria? Jeta në çift gjatë këtyre ditëve është një parajsë e vërtetë, sidomos në qoftë se keni lindur në janar.

Ujori 

Do të keni përballë një ditë të vështirë, por jo të pakalueshme. Tregoni më shumë kujdes ndaj njerëzve që duan t’iu vendosin në siklet. Yjet ju këshillojnë që të keni më shumë besim dhe vlerësim për veten tuaj. Për sa i përket dashurisë, qielli juaj do të tregohet i mirë karshi jush: komunikim, mirëkuptim e tërheqje fizike do të jenë pikat tuaja më të forta në marrëdhënien sentimentale.

Peshqit

Horoskopi i së premtes sheh Diellin, Hënën dhe Mërkurin në trekëndësh të plotë në shenjën tuaj, duke ju mbështetur plotësisht. Kjo situatë yjore e shkëlqyer do t’ju lejojë të sistemoni një çështje personale ose profesionale, të lënë pezull prej kohësh. Gjatë kësaj dite do t’iu njihen meritat, ndaj veproni me vetëbesim dhe siguri./b.l/noa.al/