Transmetuar më 02-03-2017, 10:37

Tiranë, 2 mars 2017, NOA.al- Kreu i Kuvendit Ilir Meta reagon lidhur me situatën në Maqedoni.

Ai shpreh shqetësim për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajon të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj”, thotë Meta në qëndrimin e tij.

Më tej ai shton se shpreson që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë./a.y/noa.al

Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit: Platforma shqiptare rrezikon sovranitetin

SHBA: Qeveria e re në Maqedoni të formohet pa vonesa

Maqedonasit në protestë kundër “shqipes”