Transmetuar më 02-03-2017, 09:41

Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do vijojë të qëndrojë në Francë, të paktën deri në 6 prill. Kjo pasi ditën sotme Gjykata në Colmar ka shtyrë vendimin për të.

Nga ana e tij, Haradinaj deklaroi pas shtyrjes së seancës, se ajo që po ndodh është e turpshme dhe se gjykata i ka dhënë edhe një muaj shtesë autoriteteve serbe për informacione shtesë.

“Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodh është e turpshme. Lufta e UÇK-së është fituar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua në 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër arresti të vjetër të autoriteteve serbe, i akuzuar për krime lufte. Beogradi kërkon ekstradimin e tij drejt Serbisë./a.y/noa.al