Transmetuar më 01-03-2017, 22:56

Makina me të cilën do të lëvizë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të prezantohet në fund të këtij muaji.

Limuzina është krijuar nga gjiganti amerikan “Cadillac” enkas për lëvizjet shumë të sigurta, në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane.

Në brendësi të limuzinës do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin.

Makina gjithashtu do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

I gjithë ky sistem sigurie për Presidentin amerikan Trump do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim.

Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”.