Transmetuar më 01-03-2017, 13:59

Kush vuan nga të përzierat dhe të vjellat në shtatzëni, simptomat e para i nis qysh pas një jave të ngjizjes.

Këto probleme kulmojnë nga java e pestë deri në të 12, ndërsa më tej situata përmirësohet.  Këshillohet që të shmangni ushqimet me yndyrë dhe me aroma që i’u provokojnë të vjella, duke zgjedhur ushqime sa më të lehta.

Praktikoni aktivitet fizik, pasi sporti i mban larg të përzierat. Mjaftojnë edhe 15- 20 minuta shëtitje në ditë në ajër të pastër për t’u ndjerë më mirë, shkruan noa.al.

Mos vishni rroba të ngushta në bel, por zgjidhni veshje sa më komode. Mos kaloni shumë kohë ulur, pasi në këtë mënyrë stomaku presionohet duke shtuar ndjesinë e të përzierave.

Shmangni udhëtimet e gjata me makinë por edhe vendet e mbyllura ku nuk ka shumë ajër./a.y/noa.al