Transmetuar më 01-03-2017, 10:26

Ushqyerja e fëmijës me gji është diçka natyrale dhe jemi mësuar me bindjen se kjo është një mënyrë që e mbron fëmijën nga infeksionet dhe sëmundjet si dhe i forcon imunitetin. Por në shumë raste, kjo mënyrë ushqyerje për të voglin nuk këshillohet.

Për shumë nëna të reja mund të rezultojë një proces i vështirë, me dhimbje fizike dhe emocionale.

Presioni i disa femrave rritet, kur fëmija qan pafund. Ushqyerja nuk është e mjaftueshme për atë që stresi shkakton në organizmin e nënës.

Javët e para paslindjes, mund të jenë vërtetë të rënda dhe me sforcime, sipas një studimi britanik të botuar në sajtin ‘Metro’.

Gjatë tij rezultoi se 17% e femrave britanike e ushqejnë fëmijën e tyre me gji. Shumë dëshirojnë të zgjedhin biberonin dhe qumështin artificial, por ky vendim mund të ndikojë në gjendjen mendore të nënës dhe të krijojë ndjenjë faji. Kështu që femrat kërkojnë një asistencë më të madhe pas lindjes, lidhur me ushqyerjen e fëmijës, duke u dhënë besim dhe pa i gjykuar./a.y/noa.al