Transmetuar më 28-02-2017, 17:50

Kafja përmban kafeinë dhe shumë përbërës anti-oksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe e mbajnë lëkurën të re dhe rrezatuese. Pluhuri i kafes vepron si një aksfoliator natyror, që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe pastron poret pa e ashpërsuar lëkurën. Aplikimi i kafes në lëkurë mund të luftojë edhe celulitin.

Si të përdorni skrapin e kafes në fytyrë?

Masa duhet të jetë e trashë dhe skrapin e përftuar shpërndajeni me gishta në fytyrë. Fokusohuni më shumë rreth hundës, pasi kjo pjesë e fytyrës është më shumë e prirur për të krijuar pika të zeza dhe puçrra. Bëjeni këtë proces për 2-3 minuta dhe pas 30 sekondash lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Më pas aplikoni krem hidratues.

Si ta përdorni skrapin në trup?

Skrapi i kafes ka shumë avantazhe të mira për trupin. Lyejini këmbët me skrap nga poshtë -lart dhe do të shihni se sa shumë ato do të ju qetësohen. Skrapi i kafes ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe çon në uljen e ënjtjeve të këmbëve. Ne po ju paraqesim mënyra të thjeshta se si ta bëni skrapin e kafes në kushtet e shtëpisë dhe ta përdorni atë për efekte të mrekullueshme. Ju duhet ta aplikoni atë sipas nevojave të lëkurës suaj.

Pluhur kafeje, mjaltë dhe vaj ulliri

Merrni 2 lugë gjelle me pluhur kafeje, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe shtojini pak vaj ulliri për të krijuar pastën. Mjalti është një produkt natyror dhe lëkura shkëlqen prej tij, ndërkohë që vaji i ullirit luan rolin e anti-oksidantit dhe hidratuesit. Ai gjithashtu përmban acide yndyrore që janë esenciale për lubrifikimin e lëkurës, ripërtëritjen dhe rigjenerimin e qelizave. Ky pastrim është i shkëlqyer për lëkurë të thatë dhe normale.

Pluhur kafeje, glicerinë dhe vaj i arrës së kokosit

Merrni 2 lugë gjelle me pluhur kafeje, gjysme lugë gjelle me glicerinë dhe vajin e arrës së kokosit dhe bëni skrapin. Glicerina shërben për hidratimin e lëkurës. Ky lloj skrapi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.