Transmetuar më 27-02-2017, 17:38
Publicitet

Ky është horoskopi për muajin mars të vitit 2017 që Noa.al sjell për ju. Këtë muaj yjet do shndërrijnë pothuajse për secilën shenjë të horoskopit. Zbuloni më shumë si do të jetë ky muaji për dashurinë, punën dhe financat.

Dashi

Besojini instiktit tuaj, sidomos nëse keni pranë njerëz që ju mbështesin. Java e parë e marsit do të ketë shumë vlerë për ju. Projektet që keni në kokë mund të mos ju dalin siç e keni menduar. Në këtë muaj do arrini kulmin tuaj të suksesit në punë dhe planetet do ju favorizojnë shumë në projektet e reja. Ju që jeni beqarë keni mundësinë të krijoni lidhje të re. Gjithashtu, këtë muaj do merrni pjesë në evente interesante, ku do rritet mundësia për të njohur njerëz të rinj.

Demi

Yjet do shkëlqejnë shumë për ju këtë muaj. Komunikimi juaj në jetën personale do përmirësohet këtë muaj dhe do shmangni konfliktet me partnerin/en.  Nëse ende nuk e keni bërë hapin e madh në dashuri, ky është momenti i duhur. Këtë pranverë që vjen do të godisni në shenjë sa i takon dashurisë. Nëse keni besim tek njerëzit që keni rreth vetes, do të mund të ndërtoni një të ardhme të shkëlqyer. Fokusi kryesor i atyre që i përkasin shenjës së demit është karriera. Ekspertët shtojnë se këtë muaj demat dëshirojnë të qëndrojnë  vetëm. Mërkuri është në pozicionin e duhur për t’i ndihmuar në fushën e ekonomisë.

Binjakët

Marsi do të jetë një muaj më i mirë se shkurti. Disa çështje pune i keni lënë pezull dhe duhet t’ju them që nuk do të jetë aq e thjeshtë t’i zgjidhni nëse keni probleme me ortakët, apo bashkëpunëtorët tuaj. Këtë muaj bëni kujdes me udhëtimet e shumta, sepse do ndikojnë për keq në financat tuaja. Saturni nuk është në anën tuaj këtë muaj, që t’ju japë suport. Duhet të fokusoheni në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Nga ana sentimentale do të përjetoni një rizgjim në dashuri. Muaji që shkoi ishte tejet i lodhshëm por tani gjithçka do të marrë një tjetër kthesë. Edhe nëse gjendeni akoma vetëm, këtë periudhë do të mund të takoni personin e zemrës. Çiftet që kanë nisur të bashkëjetojnë, apo që janë martuar që prej vitit që shkoi, mund të përjetojnë stres në këtë moment. Shumëçka varet edhe nga personi që keni në krah. 

Gaforrja

Fokusi juaj në këtë muaj është vetëm te karriera. Në fillim të muajit në shtëpitë tuaj nuk do krijohet një atmosferë e këndshme. Kjo gjë nuk do ndikojë në suksesin tuaj. ajo që duhet të bëni është të kontrolloni nervat dhe mos u tensiononi shumë. Mendja juaj është vetëm të realizoni sa më mirë punën tuaj. Gjysma e dytë e këtij muaji do të jetë shumë i rëndësishëm për ju, kështu që mos e hidhni gjithçka në erë pikërisht tani. Mos e lini veten pas dore, pasi mund të sëmureni nëse merrni shumë përgjegjësi përsipër. Kushtojini më tepër vëmendje fushës së ndjenjave. Nuk është e thënë të keni medoemos debate nëse sapo jeni martuar, por mund të grindeni për shkak të një eventi familjar që duhet ta organizoni me shumë kujdes. Pas datës 18, Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të sjellë energji pozitive.

Luani

Ky do të jetë një prej muajve më të rëndësishëm të këtij viti për të lindurit nën shenjën e Luanit. Do fokusoheni te shëndeti juaj mendor, pasi keni kaluar një lodhje këtë periudhë. Do keni një ndryshim në pozicionin tuaj të punës dhe kjo kërkon të vërtetoni edhe më shumë aftësitë tuaja. Financat do i keni të mira këtë muaj, prandaj mos u shqetësoni. Nuk do të mungojnë as të rejat në fushën e ndjenjave. Do të keni në favorin tuaj një sërë planetësh si, Venusin, Marsin, Saturnin dhe Uranin. Nëse keni ndeshur në mosmarrëveshje me parterin/en, ndoshta është koha të kuptoni se ai nuk ju meriton më. Nëse nuk ndiheni siç dëshironi në marrëdhënien që keni, bëni mirë të kërkoni për një person më të përshtatshëm. 

Virgjëresha

Marsi do të jetë një muaj mjaft interesant. Interesi juaj këtë muaj është vetëm te paraja. Duhet t’i mbani sytë hapur në lidhje me investimet e kota që mund të bëni. Duhet të guxoni për të arritur atë që doni, sepse suksesin e keni pranë. Këtë muaj, fokusi juaj është te përmirësimi i ekonomisë. Do të ndiheni të pasigurt sa i takon punës suaj. Nëse keni një kontratë pune disavjeçare, nuk keni pse të shqetësoheni për momentin. Por, ka edhe nga ata që mund ta ndryshojnë vendin e punës duke filluar nga pranvera. Përpiquni të tregoheni të kujdesshëm dhe ta mbani situatën nën kontroll. Pas një periudhe të rënduar sa i takon fushës së ndjenjave, këtë muaj  do të gjeni qetësinë e munguar. Do të sqaroni keqkuptimet mes jush. Yjësia edhe pse nuk është ende tërësisht në favorin tuaj, do të vijë duke u përmirësuar dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni paqartësitë që keni.

Peshorja

Në fillim të këtij muaji interesi juaj kryesor do jetë familja juaj, sepse keni për të zgjidhur disa çështje me rëndësi. Sipas ekspertëve, muaji mars do jetë pak i trazuar për ju, sepse do t’ju duhet të krijoni një balancë midis shëndetit tuaj mendor dhe përgjegjësive në vendin e punës. Nëse drejtoni aktivitetin tuaj privat, mund të ketë ardhur koha që të bëni disa ndryshime. Kjo yjësi është shumë e mirë për ju që doni të krijoni kontakte të reja. Mundësi shumë të mira paraqiten edhe për të rinjtë që duan të fillojnë punë për herë të parë. Bëni kujdes prej kolegëve ziliqarë përreth jush. Edhe çiftet më të konsoliduara mund të ndeshen me debate, apo lodhje përgjatë këtij muaji. Lidhja juaj mund të vihet në provë, por duke qenë se Jupiteri qëndron në favorin tuaj, është e vështirë që gjërat të shkojnë deri në ndarje. 

Akrepi

Fillimi i muajit pritet t’ju sjellë sukses në karrierë. Është një moment i përshtatshëm për të parë edhe për mundësi më të mira brenda kompanisë ku po punoni, nëse gjendeni prej kohësh aty. Kushtojini vëmendje edhe jetës suaj sociale, ku përfshihet familja dhe miqtë tuaj. Kohët e fundit i keni lënë pas dore dhe këtë muaj do ndryshoni sjellje me ta për mirë. Sipas noa.al duhet të bashkëpunoni me të tjerët, nëse kjo gjë do ju ndihmojë të arrini synimet tuaja. Nëse nuk e keni gjetur ende personin e zemrës, edhe këtë muaj do të jetë e vështirë të takoni dikë të përshtatshëm. Venusi do të vendoset në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Bëni më shumë kujdes për shëndetin tuaj.

Shigjetari

Marsi do të jetë një muaji i shkëlqyer. Venusi do të vendoset në shenjën tuaj dhe Marsi do ta pasojë në mënyrë të përkryer. Kjo ndërthurje mes planetësh do t’ju bëjë shumë të vendosur dhe kështu do të hidhni hapa të mëdhenj. Saturni ndodhet në pozicionin e duhur në fushën tuaj financiare, duke e ndryshuar për mirë. Do keni disa vështirësi në lidhje me pagesat që do merrni, por mos u shqetësoni. Jeta juaj dashurore do plotësohet edhe më shumë këtë muaj. Kështu, çiftet e konsoliduara prej kohësh, tashmë mund të provojnë të ringjallin pasionin. Mos e vazhdoni një lidhje nëse ndiheni të pavlerësuar. Yjësia është e shkëlqyer dhe ju fton t’i dorëzoheni ndjenjave. 

Bricjapi

Ju që i përkisni Bricjapit, këtë muaj do përqendroheni në zgjidhjen e çështjeve familjare. Jupiteri këtë muaj nuk do jetë ashtu si duhet në karrierën tuaj dhe do ishte më mirë të krijonit një atmosferë paqeje në shtëpinë tuaj. Duhet të merrni më shumë vendime në mënyrë të pavarur, sepse do t’ju ndihmojë të keni më shumë sukses. Përpiquni të ndërmerrni projekte me persona që janë të besueshëm. Në varësi të rolit që keni në punë, rishqyrtojini edhe njëherë përgjegjësitë tuaja. Mundohuni të mos e ngatërroni dashurinë me ambientin e punës.  Ja vlen ta mbroni atë, nëse ka rëndësi për ju. Ditët më të tensionuara të muajit do të jenë atë të dhjetëditëshit të dytë. Përpiquni të ruani qetësinë.

Ujori

Ky muaj do ju sjellë shumë energji pozitive. Do përqendroheni më shumë te vetja juaj, që të jeni të gatshëm më pas të shikoni karrierën. Projektet e marsit do të jenë të rëndësishme. Vendosja e Mërkurit në shenjën tuaj, do të ndikojë pozitivisht. Gjithashtu, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Urani do të jenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni këtë muaj si një trampolinë për nisma të mëdha. Nëse keni ndonjë projekt në mendje, nuk është momenti të hezitoni. Në fushën e dashurisë, nuk do keni diçka që t’ja vlejë, sepse ende jeni në kërkim të dikujt të veçantë. Kini besim se ky vit do t’ua bëjë gjërat më të lehta. Çdo vendim rreth dashurisë do ta merrni përpara se të vijë vera. Kurat do të jenë shumë të frytshme këtë periudhë. Përpiqu të jeni më optimist në lidhje me jetën tuaj dhe mos ndërmerrni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ndajini me miqtë eksperiencat dhe ndjesitë tuaja.

Peshqit

Me diellin në shenjën tuaj këtë muaj, do arrini ta shtoni suksesin në karrierë. Në përgjithësi do të ndiheni të kënaqur dhe do të dini t’i zgjidhni problemet. Kjo yjësi pozitive do t’i japë kurajë edhe atyre që nuk kanë shumë vetëbesim. Gjithashtu në anën tuaj është edhe Venusi, planeti i bukurisë. Nëse po mendoni të ndryshoni pamjen tuaj të jashtme, bëjeni pasi do ndiheni më mirë shpirtërisht. Ju që jeni beqarë, do njihni njerëz të rinj. Historitë e dashurisë që kanë lindur që në shkurt do të kenë një vazhdimësi interesante. Diçka e bukur mund të lindë edhe gjatë javës se fundit të këtij muaji. Gjithçka mund të marrë shkas nga vendosja e favorshme e Diellit në shenjën tuaj. Ditët që do të vijë do të jenë të rëndësishme për ju që doni të shkëputeni nga një lidhje e vjetër që nuk po funksionon më. Nëse po jetoni me dyshime, ky është momenti për të marrë vendime. Mërkuri do t’ju mbushë me energji pozitive./b.l/noa.al/