Transmetuar më 26-02-2017, 21:43

Cikli menstrual i torturon femrat një herë në muaj, mes dhimbjeve të barkut, të shpinës, luhatjet e humorit, dhimbjet e kokës etj. Në pjesën më të madhe të rasteve, cikli cilësohet si diçka e neveritshme edhe nga vetë femra. Më poshtë gjeni disa informacione që duhet të dini lidhur me ngjyrën e gjakut të ciklit menstrual.

E kuqe e pastër– Nëse para ardhjes së ciklit keni rrjedhje të kuqe të pastër, kjo do të thotë se cikli është duke ardhur. Në disa raste ama, mund të bëhet fjalë edhe për një dëmtim të brendshëm, sëmundje, ose simptomë shtatzënie. Në rast se njollat janë të dyshimta, konsultohuni me mjekun.

E kuqe e ndezur– Kur gjaku menstrual është me ngjyrë të kuqe të ndezur, kjo do të thotë se çdo gjë është në rregull. Por nëse cikli vijon të jetë i bollshëm edhe pas 5-6 ditësh, mund të ketë problem, ndaj këshillohet një konsultë me mjekun.

E kuqe e errët- Ndonjëherë ndodh që gjaku menstrual të jetë i errët, sidomos në rast se keni volum. Kjo gjë nuk duhet të neglizhohet, për shkak se mund të sinjalizojë për një problem në mitër.

E kuqe në portokalli– Gjaku menstrual mes të kuqes dhe portokallisë, mund të jetë për shkak të një infeksioni vaginal dhe zakonisht shoqërohet me aromë të keqe. Në shumicën e rasteve merr këtë ngjyrë për shkak se përzihet me urinën, shkruan noa.al.

Kafe e errët- Ngjyra e ciklit kafe e errët është zakonisht në fund të ciklit. Bëhet fjalë për gjak të vjetër, të paoksigjenuar, të cilin trupi e nxjerr me ngadalë.

Gri- Në rast se gjaku është gri, duhet të shqetësoheni. Mund të bëhet fjalë për një infeksion ose abort. Për të shmanguar problemet shëndetësore, do ishte mirë që të bëni sa më parë një vizitë te mjeku gjinekolog./a.y/noa.al