Transmetuar më 26-02-2017, 11:30

Pamjet filmike të xhiruara me dron që noa.al jua sjell më poshtë, janë shembëlltyrë e qartë se si të kalon vdekja kaq pranë dhe shpëton.

Ky djalë që noton duke bërë sërf, përballet me një peshkaqen të bardhë i cili iu afrua fare afër në ujërat e oqeanit në Ballin të Australisë.

Në fakt peshkaqeni ishte duke ndjekur një tjetër sërfist kur pa se kishte dhe një tjetër gati për në “tavë”.

E duke pikasur se një tjetër sërfist që po priste dallgën e radhës, iu sul atij. Sulmi zgjati fare pak, sepse peshkaqeni i bardhë e ndali hovin papritur e pakujtuar duke e kursyer në çastet e fundit sërfistin që mund të gllabëronte teksa priste dallgën e tij.

Kështu ky sërfist shpëtoi nga vdekja vetëm sepse peshkaqenit të rrezikshëm iu ndërrua mendja në çastin e fundit.

Shiheni vetë: