Transmetuar më 26-02-2017, 09:51

Tre persona kanë humbur jetën, kurse një i katërt është plagosur, në një aksident rrugor që ndodhi në Kosovë.

Tragjedia ndodhi në rrugën kombëtare Prishtinë-Shkup, te segmenti që lidh qytetet Ferizaj dhe Kaçanik, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Në aksidentin që u lokalizua pranë fshatit Gërlicë të Kaçanikut, në aksin e mësipërm rrugor, u përfshinë një makinë e vogël, (veturë) si dhe një mjet i rëndë transporti.

Kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit dhe ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës.

Policia nuk ka dhënë zyrtarisht emrat e viktimave.