Transmetuar më 25-02-2017, 16:41
Publicitet

Eklipsi i parë për këtë vit pritet të ndodhë gjatë mbrëmjes së të dielës. Hëna do të zërë diellin duke lënë zbuluar vetëm një pjesë të hollë në cep të quajtur "unaza e zjarrit"

Spektakli do të jetë i dukshëm për më shumë se gjysmë miliardë njerëz në botë. Fenomeni i pabesueshëm natyror do të zgjasë rreth 44 sekonda. Çdo vit ndodhin 2 deri në 5 eklipse diellorë. I radhës do të ndodhë në 21 gusht.

Vendet ku eklipsi do të jetë më i qartë janë Amerika e Jugut dhe Afrika Jugore, por gjithsesi të gjithë mund të shohin një pjesë të eklipsit edhe nëse ndodhen jashtë kësaj zone.

Loading...