Transmetuar më 25-02-2017, 16:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut në aksin rrugor Prishtinë-Shkup, ndërsa në aksident janë përfshirë një makinë tip veturë me një kamion.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë humbur jetën, bëri me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij.