Transmetuar më 24-02-2017, 19:10

Nga Dritan Kaba 

Sërish sot ushtarët e mirëpaguar të Sorosit bënë një deklaratë për të shpëtuar "vendin dhe vetingun". Kjo është e njëta skemë kur me çdo kusht donin në korrik që miratimi i reformës në drejtësi të bëhej pa konsensus. 

Të njëjtat metoda, të njëjtat fytyra. Nuk më hiqen nga mendja "protestat" e tyre para Kuvendit. Me skema të keqpërdorura për "presion qytetar". 

Skena më e tmerrshme ishte përdorimi i një të pamunduri dhe nënës së tij që as nuk dinte të artikulonte emrin e tij, jo mendimin për reformën në drejtësi.

Një dhimbje që të peshonte mbi gjoks, se si mund të keqpërdorësh një qenie të vuajtur njerëzore, për hesapet e parave të donacioneve për reformën në drejtësi.

Si mund të abuzosh me një të pamundur për të përfituar miliona dollarë nga USAID dhe programet e BE-së. 

Këto skena janë të përdorura gjerësisht edhe sot në SHBA kundër presidentit Trump. Janë të njëjtat skema si dy pika uji. Shoqatat me ngjashmëri emrash dhe me të njëjtin pagator, Xhorxh Soros.

Kush mbështet këto shoqata është kundër presidentit të SHBA z. Trump. Unë i këshilloj të heqin dorë nga skemat e vjetruara sorosiane. Kush i përdor dhe i mbështet apo i bën avokatë të "kauzave" të tij, është hapur kundër politikës së Shteteve të Bashkuara.

Kush miklohet, i mbështet financiarisht, i përdor politikisht, i hedh në treg mediatikisht, i jep suport që të na paraqiten si shpëtues të vendit, të deklarojë hapur që është kundër administratës amerikane.

Këta banditë me parfum dhe xhel nuk e kanë ngritur njëherë zërin për koncesionet korruptive në shëndetësi që rëndojnë mbi jetën e qytetarëve.

Kjo bandë nuk ka ngritur njëherë zërin për koncensionimin e shkollave për shitjen e hashashit, nga padrinot e drogës në bashkëpunim me ata që duhet t’i arrestojnë.

Asnjë germë për hashashizimin e jetëve rinore dhe ekonomisë së vendit, se strateg është "Bamirësi" i tyre, Xhorxh Soros. Këta shërbëtorë të mirëpaguar nuk kanë ngritur një herë zërin për gjendjen ekonomike të vendit.

Këta "luftëtarë të drejtësisë" nuk kanë thënë gjysëm fjalë për banorët e Zharresës që ortakët e padronit të tyre po i shkatërron shtëpitë dhe ata kanë dy ditë që po bëjnë marrshimin e protestës.

Këta vjedhës fondesh dedikuar Shqipërisë duhet të bëjnë vetingun e vetes. Vetingu duhet të fillojë nga fondet e tyre të dedikuara për shqiptarët, jo për vilat e tyre në bregdet as për makinat e tyre luksoze, as për orgjitë e tyre.

Këta zëmëdhenjtë e "Vetingut" duhet të të jenë të parët që duhet t’i nënshtrohen atij, për të bërë transparencë se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve.

Sot vendi ka nevojë për një bashkëpunim social, koherencë politike dhe dialog, jo për dacibaot e sorosianëve.

*Qëndrimet e shprehura në rubrikën Opinion nuk paraqesin domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA