Transmetuar më 24-02-2017, 18:29

Gjithnjë e më shumë femrat amerikane shtatzënë, kryesisht ato me moshë 20- 30 vjeç, përdorin kanabis gjatë shtatzënisë, për të qetësuar të vjellat.

Por kanabisi përdoret edhe si qetësues për dhimbjet e këmbëve apo mesit gjatë shtatzënisë si dhe për të bërë një gjumë më të qetë.

Një sondazh i publikuar nga ‘New York Times’, zbuloi se mbi 4% e femrave shtatzëna në SHBA, përdorin kanabis para shtatzënisë. Por kjo shifër shkon në 7.5% tek vajzat më të reja në moshë që janë në pritje të ëmbël, shkruan noa.al.

Sa i takon alkoolit, 9% e të intervistuarave pranuan se e përdornin në shtatzëni. Ky përdorim i përhapur pas legalizimit të kanabisit ka ngjallur shqetësim, lidhur me ndikimin negativ që mund të ketë tek fetusi./a.y/noa.al