Transmetuar më 24-02-2017, 16:49
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 25 shkurt 2017 që Noa.al sjell për ju. Shenja më me fat e ditës do të jetë Bricjapi. Të favorizuar gjatë kësaj të shtune do të jenë edhe të lindurit në shenjën e Demit, Peshores, Akrepit dhe Peshqit. 

Dashi 

Dita do të nisë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje në sajë të ndikimit të Hënës dhe Diellit. Horoskopi i kësaj dite do të nxjerrë në pah disa probleme tuajat të cilat do arrini t’i jepni zgjidhje. Mundohuni të tregoheni më të hapur dhe dëgjoni këshillat dhe idetë e të tjerëve. 

Demi 

Ndikimi i Uranit do të bëjë që në shenjën tuaj të dominojë pozitiviteti. Pavarësisht vështirësive me të cilat do të përballeni, darka do të sjellë një mbrëmje të mirë dhe të lumtur. Financat parashikohen të jenë të mira, nuk pritet të hasni vështirësi.

Binjakët 

Pavarësisht se dita ofron mundësi të mira për të shfrytëzuar sa më mirë rastet, mënyra juaj e zmadhimit të gjërave, mund të zbehë çdo gjë. Mërkuri do të jetë në kontrast me Saturnin, duke sjellë disa përplasje. Bëni kujdes! Të vëmendshëm duhet të tregoheni edhe me shpenzimet që do bëni.

Gaforrja

Me praninë e Diellit në shenjën tuaj, do mundoheni të përfshini pas vetes edhe ata që ju rrethojnë. Do të arrini të shënoni rezultate pozitive, falë inkurajimit të miqve dhe të afërmve. Mos u sikletosni, do ja dilni më së miri në çdo fushë ku do vendosni të hidhni hapa. Financat do jenë të mira.

Luani 

Do të jenë të pakta mundësitë që mund të kapen fluturimthi dhe fati gjithashtu. Mundohuni të mos hiqni dorë nga prioritetet, në mënyrë që të mos rrezikoni të bëni një vrimë në ujë. Vetëm duke arritur të kuptoni situatat, do të shënoni përmirësime të ndjeshme në jetën tuaj.

Virgjëresha 

Shenja juaj do të jetë e turbulluar për shkak të ndikimit të Hënës, Saturnit dhe Neptunit, të cilët do të jenë në kundërshtim me njeri- tjetrin. Ndikimi negativ i tyre do të bëjë që të rrëzohet “kështjella e rërës” që keni ndërtuar. Këshillohet që të menaxhoni me kujdes situatat e rrezikshme. 

Peshorja 

Yjet do të favorizojnë shenjën tuaj qysh në orët e para të ditës. Do të fokusoheni drejt gjërave që doni më shumë, gjë që do ju dhurojë një surprizë të bukur. Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni më shumë pas marrëdhënieve familjare dhe forcimin e tyre. Megjithatë nuk duhet të lini pas dore as miqtë dhe njeriun tuaj të zemrës.

Akrepi 

Dita do të jetë kryesisht pozitive, ku do të favorizohet kryesisht miqësia. Përkushtojuni më shumë partnerit/es dhe mos insistoni shumë në gjëra që mund të ngjallin debate. Rrezikoni të shkatërroni përfundimisht besimin dhe vlerësimin që ka ndaj jush. Financat do varen tërësisht nga mënyra juaj e menaxhimit.

Shigjetari 

Do të jetë një periudhë e mirë për punën. Një lajm që do të mësoni rastësisht do ju hapë sytë lidhur me një çështje delikate. Një mik apo një mikeshë do të ketë diçka të re për ju, mos u shqetësoni do të jetë një surprizë e këndshme. Në planin financiar këshillohet sa më shumë maturi me shpenzimet. 

Bricjapi 

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës, sidomos sa i përket lidhjeve. Lëreni mënjanë për disa çaste druajtjen. Nëse dëshironi dashuri, duhet të ndryshoni mënyrën me të cilën përballoni situatat. Financat do përballen me disa probleme serioze, tregohuni të kujdesshëm.

Ujori 

Me përfundimin e një jave të lodhshme pune, ju që jeni në një marrëdhënie në çift keni nisur që sot të mendoni për një relaks gjatë kësaj fundjave. Këshillohet që ta lini veten pak më shumë të lirë ndaj emocioneve. Beqarët do kenë njohje interesante të cilat do i bëjnë të shohin më pozitivisht të ardhmen.

Peshqit 

Kjo ditë do të jetë e mbushur me lumturi. Horoskopi i së shtunës sugjeron që të përgatitni një vend në zemrën tuaj, diçka shumë emocionuese pritet të ndodhë. Lëreni veten e lirë dhe mundohuni të shijoni gjithçka që yjet kanë rezervuar për ju sot. Edhe për financat m,os u shqetësoni, nuk parashikohen probleme./b.l/noa.al/

Loading...