Transmetuar më 24-02-2017, 15:04

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në vendin tonë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore- qendrore.

Po ashtu dhe paraditja do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë rrebeshe, më të dukshme në veriperëndim të territorit. Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të jenë prezent.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë edhe deti do të ketë dallgë deri në 4 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në pellgun e Mesdheut do të kushtëzojë në Mesdhe dhe Ballkan mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu si edhe reshje të pakta dëbore në Ballkanin verior dhe Lindor.

Herë pas here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Ndërsa vendet e Europës veriore do të karakterizohen nga reshje të dendura dëbore. Moti i kthjellët do të jetë dominant për: Europën Jugperëndimore, Europën Qendrore si edhe ishujt Britanike./b.l/noa.al/