Transmetuar më 24-02-2017, 09:48

Antuela Kojdhelaj, vetëm 25 vjeçe, nga Treblova e Vlorës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Arteria që lidh trurin e vogël me palcën kurrizore është zmadhuar shumë dhe rrezikon jetën.

Nëna e re, që vetëm përpara  2 muaj e gjysmë solli në jetë një djalë, tashmë është duke luftuar me jetën. Ajo duhet të jetojë për tu kujdesur për foshnjën e saj, e cila ka kaq nevojë për pranë e nënës.  Familjarët thonë se Antuela aktualisht është e shtruar në spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale që kushton 3 milion lekë të reja. Ajo është studente dhe familja e saj nuk mund të përballoj një shifër të tillë.

“Jetojmë me një rrogë infermieri 5 persona në familje.  Ju lutem, një ndihmë e vogël sado pak do na ndihmojë! Kemi arritur të gjejmë pak, por nuk mjaftojnë! Të hënën duhet të kryhet ndërhyrja dhe ajo është në duar të Zotit! Ju lutem, kontribuoni sado pak! Antuela duhet të jetojë, në radhë të parë për veten sepse është 25 vjeçe dhe në radhë të dytë për djalin e saj Alvin që është dy muajsh e gjysmë!”, është thirrja  dëshpëruese që familjarët u bëjnë qytetarëve të shumtë. Kushdo që është i gatshëm që të ndihmojnë Antuelën, mjafton të kontaktojë në numrin e telefonit të familjarëve të saj. Për më tepër, ky është nr: 00355693035405. /noa.al