Transmetuar më 24-02-2017, 09:33

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mes policisë dhe në grupi kriminal në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 01:00 të mëngjesit, ku tre persona të maskuar kanë tentuar që të grabisin një pikë karburantit në Dishnicë të Korçës.

Tre grabitësit nën kërcënimin e armës kanë vjedhur në ambientet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Më pas këta shtetas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. 

Nga ana e policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al