Transmetuar më 24-02-2017, 09:17

Një17-vjeçare ka shtyrë shoqen e saj drejt prostituimit, arrestohet nga Policia e Tiranës së bashku me shtetasin Dritan Toska, 37 vjeç, banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, shtetasja K.H., ka shtyrë shoqen e saj të mitur S.Sh, që të kryejë marrëdhënie seksuale me Dritan Toskën, pa dëshirën e saj.

Gjithashtu, kjo nuk është hera e parë që 17-vjeçarja detyron  miken e saj që të kryej këtë aktivitet. Qëllimi ishte që tutorja të përfitonte para, të cilat i ndante me shtetasen S.Sh.

“Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Pas situatave të përsëritura, kundër vullnetit të saj, e mitra e ka denoncuar K.H., në Komisariatin Nr 2. Ajo ka thënë se është detyruar që të prostituojë dhe se klientët ia gjente 17-vjeçarja, me të cilën njihej më parë.

Pas kallëzimit, grupi hetimor nisi hetimet në drejtim të shtetases K.H., dhe ndaj shtetasit Dritan Toska.  Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç",, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale "Favorizimi i prostitucionit"- në tentativë, në ngarkim të shtetases K. H./noa.al