Transmetuar më 23-02-2017, 22:53

Këngëtarja Shqiptare Çiljeta Xhilaga, prej kohësh ka nisur një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Edhe pse Çili  dhe portieri kanë preferuar ta shijojnë lidhjen e tyre sa më privatisht, nuk mungojnë deklaratat e tyre të dashurisë apo komentet në fotot e njëri-tjetrit.

Së fundmi Çiljeta ka postuar në instagram një deklaratë të bukur, me të cilën iu drejtohet të gjitha femrave duke iu uruar që zoti ti bekojë me dashuri.

“Do të vijë një ditë që dikush do të dojë aq shumë sa do të shohë te ti të bukurën e dheut. Dhe s’ka për ti interesuar as ngjyra e lëkurës, as e syve, as sa e gjatë apo e shkurtër je. Sepse çdo njeri e ka dikë diku që e pret. Çdo njeri e ka fatin e tij!”, shkruhej në foton e publikuar nga këngëtarja.

Nisur nga ajo që shkruan Çiljeta duket mjaft e bekuar me atë që i ka rezervuar “fati”, prandaj uron që të gjithë të bekohen më një dashuri si të saj.