Transmetuar më 23-02-2017, 21:20

Televizioni shtetëror kinez ka publikuar pamjet e një “gjahu” krejtësisht të pazakontë për një tufë tigrash siberianë.

Ndërsa tigrat po filmoheshin nga një dron në një rezervat natyrore në provincën Heilongjiang, duket se atyre nuk u ka pëlqyer mysafiri i paftuar.

Felinët gjigantë e kanë ndjekur dhe kanë mundur ta kapin prenë e tyre të rrallë, por pasi kanë tentuar ta kafshojnë kanë parë se ai nuk ishte gjahu i tyre i preferuar.