Transmetuar më 23-02-2017, 20:16

Policia në Ekuador ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, mes të cilëve edhe një shqiptare e identifikuar si Alina A.

Siç raporton “El Telegrafo”, operacioni është zhvilluar në krahinat e Guayas dhe Santa Elena në Ekuador, ndërsa organizata përbëhej nga ekuadorianë, kolumbianë dhe italianë.

Gjatë operacionit të koduar “Gadishulli”, të kryer gjatë të hënës në Port, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, disa automjete, 173,000 dollarë dhe 22,500 euro.

Sipas drejtorit Kombëtar të Antinarkotikëve në Ekuador, Nelson Villegas, tha se organizata ishte pjesë e një rrjeti që dërgonte sasi të mëdha droge në Europë.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, çdo anëtar kishte funksione të veçanta, duke përfshirë edhe financuesit për blerjen e drogës, një prej të cilave ishte edhe shqiptarja Alina. A, e cila është arrestuar.

Lënda narkotike, kryesisht kokainë fshihej në mallra dhe nisej nga porti i Ekuadorit me anije për të mbërritur më pas në Europë për koordinatorëve dhe agjentë sigurie që bashkëvepronin me organizatën kriminale.