Transmetuar më 23-02-2017, 19:50

Një grua nga Kina e njohur me emrin Liu Taijie mendoi se preku fundin kur nuk mundi të gjente një punë, martesa e saj po merrte fund dhe kjo e shtyu atë që të tentonte vetëvrasjen rreth tre vite më parë.

Por pasi e mori veten ajo vendosi që do ta përdorte eksperiencën e saj personale për të bërë një ndryshim në jetën e vajzave të tjera, duke themeluar këtë eksperiencë unike të vdekjes.

Liu krijoi "klasën e varrit" që konsiston në një copë tokë në një kodër me gjashtë varre të hapura në të. Më pas femrat ftohen që të shtrihen në këto gropa dhe të mendojnë sesi do të ishte bota pa to.

Atyre iu jepen gjithashtu leksione rreth mendjes, në mënyrë që t’i inkurajojë për të rigjetur vetëbesimin dhe vetëvlesimin për veten.

Sipas "Peoples Daily China", një grua e cila i ishte nënshtruar kësaj terapie të pazakontë u shpreh se "Kur mendoja se çfarë do të ndodhte nëse do të vdisja, mu shfaqën prindërit e mi, fëmijët, bashkëshorti…ata nuk do të mund ta përballonin këtë".

Sipas 30 vjeçares duke përjetuar eksperiencën e vdekjes shpreson që njerëzit të marrin guximin për t’u përballur me jetën dhe për ta vlerësuar atë dhe t’u japë atyre një pikëpamje tjetër për jetën.