Transmetuar më 23-02-2017, 19:34

Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar, Sinan Hoxha kohët e fundit ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale. Ditën e sotme, Andrra ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me motrën e saj të vogël, të cilës i ka bërë një dedikim mjaft të bukur  me rastin e ditëlindjes.

“Desha të gjeja një frazë të jashtëzakonshme.. por nuk ekziston asnjë aq e bukur sa të transmetojë dashurinë time për ty. Gëzuar 18 vjetorin motër e dashur, festofsh edhe shumë vite të tjera me të dashurit e tu. Shpresoj që gjitha dëshirat që i ke të bëhen realitet! Të dua pafund  @arlinda.destani”, shkruan Andrra në këtë urim mjaft të ndjerë. 

Andrra dhe Sinani janë një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë dhe martesën e tyre e kanë plotësuar edhe me një djalë, të cilin e kanë quajtur Anis, për emrin e të cilit janë bashkuar dy emrat e prindërve të tij.