Transmetuar më 23-02-2017, 17:44

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u zbuluan se fshihnin drogën në tubacionet e ventilimit të një salle që e kishin marrë në përdorim pa kuptuar se tubat përdoreshin për ajrim edhe nga një restorant në zonën e "Santo Spirito" në Firence.

Në këtë mënyrë dy shqiptarët, përkatësisht 19 dhe 24 vjeç të cilët u kapën me 1.8 kg marijuanë dhe gjysmë kilogram hashash dolën zbuluar para policisë.

Siç shkruan "Ansa" ka qenë pikërisht era e rëndë e lëndës narkotike ajo që ka vënë në lëvizje policinë ku më pas erdhi dhe zbulimi.

Të gjitha rrugët çuan në zbulimin e sasisë së drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk dihen. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në këtë sallë regjistrimesh u zbulua se ky ambient përdorej dhe për tharjen e drogës.