Transmetuar më 23-02-2017, 17:34

“Arma” e re kundër terrorizmit në Francë? Shqiponja mbretërore. Këto shpendë po stërviten për të kapur dhe rrëzuar drone, të cilët mund të përdoren nga terroristët.

Në fotografitë që sjell noa.al, shihen shqiponjat teksa stërviten në kampin ushtarak të Mont-de-Marsan, në jugperëndim të vendit.

Stërvitja, për çdo shqiponjë zgjat gjashtë muaj para se të nxirret në fushë. Protestave të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, ministria e Mbrojtjes i’u përgjigj duke thënë se “Asnjë shqiponjë nuk u plagos gjatë stërvitjes”./a.y/noa.al