Transmetuar më 23-02-2017, 15:05

Tiranë, 23 shkurt 2017, NOA.al- Një person në periferi të Tiranës ka rënë pre e kërcënimit nga persona të paidentifikuar.

Gjatë ditës së djeshme, 63- vjeçari A.Th., banues në Zallherr, është paraqitur në polici.

Ai ka thënë para uniformave blu se pranë banesës poshtë derës, i kanë hedhur një letër kërcënuese si dhe i kanë dëmtuar 22 rrënjë ulliri dy vjeçar.

Letra ishte me përmbajtje kërcënuese në adresë të 63- vjeçarit dhe familjes së tij, por për arsye hetimore, përmbajtja nuk bëhet e ditur.

Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorit, si dhe për të zbuluar konflikte të mundshme të A.Th./a.y/noa.al