Transmetuar më 23-02-2017, 14:52

Një fotografi ku shihet djali i ish-Kryeministrit Pandeli Majko, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Kjo pasi Gjergji Majko përshëndet me dy gishta protestën e opozitës në shesh.

Ai shihet në krahë të sekretares së shoqërisë civile në Partinë Demokratike. Nevila Xhindi.

“Me studentët… Nga Shkodra përshëndesim protestën”, shkruan pedagogia demokrate në fotografinë e publikuar në Facebook ku shihet djali i Pandeli Majkos.