Transmetuar më 23-02-2017, 14:21

Reagimi i një vajze çikliste në rrugë është filmuar dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale. Vajza po ecte me biçikletë në Tottenham Court Road, të Britanisë së Madhe, kur një shofer furgoni nisi që ta fyejë.

Ata kishin ndalur dhe nga brenda makinës ai tentoi që t’i jepte vajzës numrin e tij të telefonit. Por pas refuzimit të saj, ai e pyet me ironi “Je me cikël menstruacionesh?” dhe më tej vijoi që ta fyejë.

Por vajza e prekur, e ndoqi me biçikletë dhe i këputi pasqyrën e furgonit si hakmarrje, pak para se të largohej. Gjithë skenën mund ta shihni në videon që noa.al, sjell më poshtë./a.y/noa.al