Transmetuar më 23-02-2017, 13:22

Tiranë, 23 shkurt 2017, NOA.al- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Dash Kupën, një prej të arrestuarve lidhur me grabitjen e ndodhur pak javë më parë në zonën e Qafë Kasharit, ku u morrën 3.2 milionë dollarë, para të një banke të cilat po transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit.

Në vendimin e sotëm, gjykata caktoi “arrest me burg” pëtr 41- vjeçarin i cili do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Në sajë të operacionit "Patriot", u bë e mundur kapja e tij në Pikën Kufitare të Morinës.

Ai dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

 Dash Kupa, është personi i gjashtë i arrestuar i dyshuar si anëtar i bandës së grabitjeve./a.y/noa.al