Transmetuar më 23-02-2017, 13:09

Tiranë, 23 shkurt 2017, NOA.al- Kreu i Antimafias italiane, Franko Roberti në një konferencë të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, foli lidhur me trafikun e drogës.

Ai tha ditën e sotme, se është rritur bashkëpunimi kundër trafikut të lëndëve narkotike, por shtoi se trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin", u shpreh Roberti.

Ai nënvizoi se Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në emërimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë.

"Interesi ynë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”, u shpreh Roberti.

Ai nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është një thetër problem serioz, duke nënvizuar se përmes tij depërtojnë kriminelët në administratë./a.y/noa.al