Transmetuar më 23-02-2017, 11:57

Një ditë pas sekuestrimit të sasisë së drogës, Policia e Dibrës ka identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, mes të cilëve dhe një grua. Dje, policia e Dibrës ka sekuestruar 138 kg kanabis, 38 kg e përpunuar dhe e paketuar dhe rreth 100 kg lëndë narkotike e pa përpunuar e futur në thasë. Kanabisi është gjetur në vendin e quajtur “Fushë-Kastriot”, në një banesë të pa banuar.

Sipas burimeve zyrtare është arrestuar Aleksandër Topore, 33 vjeç nga Tirana, K. S, 17 vjeç nga Fushë- Kastrioti i Dibrës dhe Vahide Hoxha, 36 vjeç nga Vakufi i Dibrës. Ndërkohë në kërkim është pronari i banesës ku u gjet droga, M.S. Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri. /noa.al