Transmetuar më 23-02-2017, 11:28

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvend  e ka krahasuar protestën e Partisë Demokratike me atë të Partisë Socialiste, që zhvilloi 7 viteve më parë. Sjelljen e opozitës ai e ka cilësuar si një hap pas, që e kthen situatën politike në të shkuarën.

 “Para shtatë vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës. Tirana ishte bllokuar nga një çadër e konfliktit politik, ku nga tavolina ishte shtrirë në bulevard. Sot jemi kthyer në të shkuarën.  Është për tu lavdëruar aftësia perfekte që kanë dy partitë e vjetra të Shqipërisë, për të imituar dhe përsëritur njëra-tjetrën. Është e vetmja gjë që mund të bëjnë për së mbari.

 Ndërkohë, ai ka ironizuar edhe LSI-në, duke e quajtur atë një patericë dhe që sillet më dy standarde.  “Paterica LSI, natën është me protestën, ditën kundër çadrës”,  tha kreu i LIBRA-s. /noa.al