Transmetuar më 23-02-2017, 10:06

Del në shitje limuzina e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Makina luksoze është prodhuar në vitin 1988 dhe aktualisht gjendjet në një pikë shitje në Gloucester, Britani e Madhe.

Cmimi fillestar i saj është 50 mijë funte, por që pritet të rritet edhe më tej pas daljes së makinës në ankand. Kjo limuzinë u planifikua që të krijohej vetëm për Donald Trump, prandaj mori emrin ‘Cadillac Trump.’

Përveç kësaj, duhet të prodhoheshin 50 të tilla, por arritën të dilnin vetëm 2 në treg. Trump ishte në Florida kur i tha prodhuesit: “John, ajo çfarë do të ketë Cadillac-u është një dizajn i mrekullueshëm me të gjitha asetet që do të më nevojiten.”

Kështu në pjesën e brendshme, limuzina ka një bar të vogël, një televizor dhe pajisje të tjera duke e bërë makinën më të kërkuar në botë. noa.al