Transmetuar më 23-02-2017, 08:32

I riu pa patentë  nuk iu bindet urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, arrestohet. Një ditë më parë, 17-vjeçar A.L., ka qenë duke drejtuar makinën  tip “Honda”, pranë shkollës “Ismail Qemali”, Vlorë.

Policia i ka bërë shenjë që të ndalojë pasi makina ka qenë pa targa dhe për pasojë ka kërkuar që të bëj një kontroll. Prej frikës, 17-vjeçari nuk ka ndaluar, por i ka dhënë mjetit shpejtësi me shpresën se do të largohej.

Grupi gatshëm i policisë i është vënë nga pas dhe e ka arrestuar disa minuta më vonë. Nga kontrolli rezultoi se i riu nuk kishte patentë për shkak të moshës së tij. Ai u arrestua nën akuzën e "Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindje ndaj punonjësit të policisë". /noa.al