Transmetuar më 22-02-2017, 19:51

Të gjithë kanë pakënaqësi nga partnerët, por disa prej tyre e ekzagjerojnë vërtetë me hakmarrjen, ose shakatë

I tillë është edhe rasti i kësaj vajze e cila si shenjë hakmarrje për ndonjë pakënaqësi që mund të ketë pasur me partnerin e saj, teksa ky i fundit flinte, ajo i mbushi shtratin me shashka.

Është vërtetë çmenduri, por vajza vendosi plot 8 mijë shashka të lidhura me njëra-tjetrën rreth e qark të dashurit dhe më pas ndezi fitilin, duke shkaktuar kështu krisma të mëdha e shumë tym.

I dashuri sigurisht zgjohet nga gjumi, por nuk bëhet nervoz, përkundrazi, duke qeshur pyet, “Çfarë dreqin po ndodhë?”.