Transmetuar më 22-02-2017, 19:40

Një lajm i mrekullueshëm i ka zbukuruar jetën çiftit të njohur DJ Olti të “Top Albania Radios” dhe njëkohësisht menaxher i Alban Skënderajt, me partneren e tij, balerinën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit, Lori Bala.

Ka qenë vetë DJ ai që në profilin e tij në Instagram ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se Lori ka sjellë në jetë vajzën e tyre, Elois. “Edhe pse akoma nuk më besohet, Elois erdhi në jetë para pak orësh”, shkruan i lumtur DJ i njohur në profilin e tij, krahas fotos së partneres me vogëlushen e porsalindur.

Ndërkohë vetëm pak orë pasi Lori u bë nënë, balerina postoi foton e parë me të bijën për të falënderuar dhe përshëndetur të gjithë miqtë virtualë.

Në foton e parë nga Instagrami, Lori ka falënderuar ekipin mjekësor dhe ka shprehur edhe ndjesinë e parë si nënë: “Po jetoj një përrallë me vajzën time Elois. Faleminderit Zot”, shkruan Lori në llogarinë e saj.

Lori dhe bashkëshorti i saj, DJ Olti, pritën sot në orët e para të mëngjesit lindjen e një vajze të shëndetshme. Elois gëzon shëndet të plotë dhe tashmë është e rrethuar nga dashuria e prindërve të saj.