Transmetuar më 22-02-2017, 19:23

Një i ri nga India ka një "hall të madh". E dashura e tij nuk i jep passwordin e Facebook-ut dhe ai ka gjetur një mënyrë të çuditshme për ta marrë atë.

Ky djalë ka menduar se zgjidhja është pikërisht themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, të cilit i ka dërguar një mesazh.

Arsyeja që ai i jep për ta bindur Markun që t’i japë passwordin e Facebook-ut të vajzës është shumë qesharake: nuk do që e dashura e tij të humbasë virgjërinë me një mashkull tjetër.

"Përshëndetje. Jam Abhisheik, jam nga India. E dashura ime nuk po ma pranon ftesën e miqësisë. Ti je shpresa ime e fundit. Të lutem më jep Passwordion e Facebook-ut të saj tani, përpara se ajo të humbasë virgjërinë me një tjetër mashkull", shkruan djali në mesazhin e tij për Mark Zuckerbrg.