Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë planifikuar dasmën e tyre këtë vit. Ajo do të organizohet në verë. Asgjë më shumë nuk dihet deri tani, por sot, Bes Kallaku ka dhënë një ide sesi do të jetë dasma e tyre. Ai ka thënë për Wake Up që dasma do të jetë e ngjashme me ceremonitë martesore që realizohen në fshat.
"Gjithmonë kam dashur që dasma ime të bëhet në ambient të hapur, se më kujtojnë fëmijërinë, por duhen parë kushtet mos bie shi", tha aktori i "Portokalli"-së.
Tashmë që hotelet apo resortet luksoze janë kthyer në vendet tipike të dasmave VIP, mund të kishim imagjinuar që edhe zgjedhja e Besit dhe Xhensilës do ishte mes tyre, por duket se shijet e aktorit do e çojnë festën e madhe në natyrë. Shpresojmë që edhe shijet e Xhensilës përputhen me të tijat.