Transmetuar më 22-02-2017, 18:39

Një ndërprerje nga postimet e zakonshme të aktiviteteve zyrtare apo nga puna e përditshme e Saimir Tahirit.

Arsyeja është e fortë. I biri, ka mbushur 6 vjeç dhe ministri i Brendshëm, ka postuar një foto të re të tij. “6 vjeç. Edhe 100 Drin”, shkruan Tahiri krahas saj.

Në faqen e tij ka disa fotografi nga koha kur Drini ishte bebe dhe kjo është nga të paktat herë që Saimir Tahiri publikon foto të Drinit të rritur.