Transmetuar më 22-02-2017, 18:34

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në një takim Kryetarin e Komisionit të Politikave të BE në Senatin e Republikës së Italisë, z. Vannino Chiti.

Gjatë takimit, Meta, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Senatit të Italisë.

Kryetari Meta falënderoi Senatorit Chiti edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i jep Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, z. Vannino Chiti konfirmoi vullnetin e Senatit Italian për të intensifikuar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Senatori Chiti shprehu edhe një herë mbështetjen e Senatit Italian për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./b.l/noa.al/