Transmetuar më 22-02-2017, 18:09

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas IlGazzettino, ishte gruaja ajo që bëri dënoncimin për 39 vjeçarin shqiptar Emir Zherun, pas dhunës së vazhdueshme që ky i fundit ushtronte ndaj saj.

Sipas dëshmisë së saj në polici, kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari godiste dhe dhunonte gruan e tij sa herë Që vinte i dehur në shtëpi.

Në rastin e fundit të dhunës ndaj gruas, autoritet italiane ishin dëshmitarë të shenjave që Emiri i kishte bërë bashkëshortes.

39 vjeçari aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të marrjes së dënimit përkatës për veprën penale të dhunës në familje.