Transmetuar më 22-02-2017, 17:54

Ndarjet nga njerëzit e dashur janë të dhimbshme në pjesën më të madhe, dhe njerëzit e vuajnë atë në mënyra të ndryshme.

Por një vajzë 25 vjeçe pasi u nda nga bashkëshorti i saj ka marrë një vendim paksa të çuditshëm. Ajo ka vendosur të djegë fustanin e bardhë të nusërisë dhe fotot i ka postuar në rrjetet sociale si një mënyrë për të festuar këtë çlirim.

Katlynn Mckee nga Illinois, i vuri flakën fustanit të saj të dasmës që kushtonte 1200 paund menjëherëë pas ndarjes nga njeriu që kishte vite që e njihte.

Çifti kishte 10 vite bashkë, por verën e kaluar ata u ndanë. E reja ka thënë se fotografitë që shfaqin atë teksa djeg fustanin e bardhë, e bëjnë të ndihet e lirë pas 4 vitesh martesë.

"Martesa ime nuk ishte e lumtur, prandaj u lirova nga ajo. Ne jemi të lidhur që kur unë isha 16 vjeçe, por kishim 4 vjet të martuar. Jemi rritur bashkë", ka thënë Katlynn.