Transmetuar më 22-02-2017, 17:41

Kreu i Kuvendit Ilir Meta zbardh darkën me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme. Në një prononcim për mediat, Meta deklaroi se darka me Ramën ishte një takim rutinë pune dhe se në fokus të diskutimeve ka qenë reforma në drejtësi. Ndërsa duke komentuar protestën e opozitës, ai tha se dialogu me opozitën është i rëndësishëm për integrimin europian.

"Komunikimi është i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues…Diskutuam për reformën në drejtësi. Opozita duhet të kthehet në parlament. Për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Të bëjmë të gjitha përpjekjet që të përmirësohet klima tani që jemi në një moment të rëndësishëm për reformën në drejtësi.

Negociatat nuk hapen pa u zbatuar vetingu dhe pa u realizuar standardet më të larta në 18 qershor. Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë. Mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet", u shpreh Meta.

Duke folur për mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta tha se mbledhja ishte planifikuar me parë dhe se ajo nuk u vendos pas darkës me Ramën. “Mbledhja ka qenë e planifikuar në vijim të angazhimit të forumeve të LSI-së”./b.l/noa.al/