Transmetuar më 22-02-2017, 17:27

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në Shkodër ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku dy persona që udhëtonin me dy motoçikleta, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, një prej drejtuesve Osman Mataj, 45-vjeç ka humbur jetën, ndërsa Agron Fikaj ka mbetur i plagosur rëndë. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e shtetasit Velijajt.

Për 48 vjeçarin Agron Velijaj, banues në  Postribë, Shkodër do të kryhen veprimet proceduriale dhe do të arrestohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"./b.l/noa.al/