Transmetuar më 22-02-2017, 15:59

Historia e vogëlushes ka prekur të gjithë lexuesit të cilët e shohin një heroinë të vërtetë e në fakt është e tillë. Xiao Hiuxuan është vetëm 8 vjeç dhe është dhuruesja e vetme e nënës së saj të sëmurë me leuçemi prej të cilës vuan prej disa muajsh.

E vetmja që përshtatej deri më tani është vajza e saj e cila prej dy muajsh po fiton peshë në mënyrë që t’i nënshtrohet operacionit. Xiao duhet të shtojë edhe 5 kilogram në mënyrë që të peshojë 30 kile.

“Bëj më të mirën time për të mos qarë, nuk dua që mami im të mërzitet edhe më shumë. Do të bëj të gjitha çfarë është e mundur. E dua nënën time dhe dua ta shpëtoj”, shprehet vogëlushja 8 vjeçe.

Megjithatë kjo është një luftë kundër kohës, askush nuk mund të sigurojë se sakrifica e vogëlushes do të arrijë të shpëtojë nënën e saj.