Transmetuar më 22-02-2017, 15:17

Edhe dita e enjte, do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtuar zonat malore veriore – verilindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën nuk do të ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që moti të jetë kryesisht me kthjellimet dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë serish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të ketë valëzim të lehtë.

Europa

Britania e madhe do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent gjatë gjithë ditës, herë pas here do të ketë rrebeshe dhe breshër. Po ashtu, vendet e Evropës Lindore do të karakterizohen nga masa të ftohta polare duke bërë që reshjet e dendura të dëborës të jenë dominante.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent. Për vendet skandinave megjithëse do të jetë një mot me diell, temperaturat e ajrit do të jenë shumë të ulëta./b.l/noa.al/