Transmetuar më 22-02-2017, 15:03

Policia e Dibrës ka sekuestruar një sasi prej 38 kg kanabis të paketuar dhe rreth 100 kg e papërpunuar e futur në thasë.

Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme të ushtruara nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur "fushë-Kastriot", në një banesë të pa banuar është gjetur dhe sekuestruar 138 kg kanabis lëndë narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet e policisë tre persona si të dyshuar për këtë ngjarje ku po merren në pyetje nga specialistët për narkotikët.

Po vijon puna për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje  si dhe  vënien para përgjegjësisë  ligjore të autorëve./b.l/noa.al/