Transmetuar më 22-02-2017, 14:53

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës së saj “Thinking ‘bout you”.

Krijuesja e hitit “Scared To Be Lonely” që ka arritur mbi 43 milionë klikime në YouTube, ka vazhduar serinë e publikimeve të klipeve të këngëve që do të jenë në albumin e saj më të ri.

Ylli i muzikës pop në rritje e sipër, Dua Lipa karrierën e saj e filloi në Londër, por prej disa kohësh ajo po qëndron dhe në Amerikë për të përfunduar albumin e saj të parë i cili pritet të lançohet në muajt e ardhshëm.

Përveç zërit të veçantë që shpesh herë nga analistët është cilësuar si një mix mes Adele e Lana del Rey, ajo ka dhe një stil mjaft të veçantë që e bën atë të dashur e më tërheqëse për publikun./b.l/noa.al/